Ejani të përjetoni magjinë e Vlorës me plazhet e saj magjepsëse, natyrën mahnitëse dhe një sërë aktivitetesh të këndshme në Shqipëri. Ne presim me padurim praninë tuaj në këtë destinacion magjepsës që do t’ju lërë pa frymë.

Një “turist mjekësor” është një person i cili për të minimizuar kostot e tij/saj për kujdesin shëndetësor, vendos të udhëtojë jashtë vendit si turist dhe të merret me problemet mjekësore që janë shumë të kushtueshme në vendin e tyre. Kujdesi dentar është në fakt një nga kategoritë më të shtrenjta të kujdesit mjekësor në shumicën e vendeve perëndimore. Duhet të keni parasysh se shumica e vendeve perëndimore nuk ofrojnë një plan sigurimi dentar shume të plotë dhe të përballueshëm për popullatën, madje edhe sigurimet që ekzistojnë për ta janë të kufizuar. Kjo do të thotë se edhe nëse ata janë të siguruar, sërish duhet që shumë shpesh të paguajnë nga xhepi për çdo shërbim madhor.

Si bashkëpunojmë ne tek Gaya American Dental me turistët dentarë?

Ne mund t’ju udhëzojmë hap pas hapi se si të bëheni një nga pacientët tanë të huaj, edhe nëse dëshironi të vizitoni Shqipërinë si turist për pushime, së bashku me trajtimet dentare, ose nëse thjesht dëshironi të bëni trajtimin dentar pa turizmin, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap gjatë rrugës. Ju lutem ndiqni këto hapa për të realizuar një konsultë online dhe gjithashtu që të merrni një diagnozë dhe opsionet e trajtimit pa pagesë. Nëse jeni të interesuar që të vizitoni Shqipërinë vetem për trajtimin e dhëmbëve tuaj dhe ju pëlqen që pushimet tuaja t’i planifikoni vetë, ky është një opsion, por nëse dëshironi që ne të planifikojmë për ju edhe një paketë turistike, kjo po ashtu mund të realizohet, për aq kohë sa ju e kërkoni. Nëse kërkoni që ne të planifikojmë pushimet tuaja, ne do t’ju dërgojmë një pyetësor për të kuptuar interesat tuaja, pasi ne bëjmë një plan pushimesh dhe një plan dentar specifik për cdo person, duke marrë parasysh interesat dhe nevojat e tyre. Në rast se na zgjidhni për të planifikuar pushimet tuaja në Shqipëri, ne do të sigurohemi që të planifikojmë gjithçka për ju, në mënyrë që ta shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj këtu. Kjo përfshin vendin ku të qëndroni, çfarë të vizitoni dhe kur, së bashku me opsionet e transportit dhe oraret e takimit për trajtimet dentare, të cilat do të planifikohen paraprakisht për t’u siguruar që të shijoni kohën tuaj në Shqipëri, pa u munduar me detajet e vogla në një vend të huaj. Ne jemi këtu për t’jua bërë jetën aq të lehtë dhe të rehatshme sa të dëshironi, kështu që ju lutemi të mos ngurroni të na tregoni se deri në çfarë mase mendoni se keni nevojë për ndihmën tonë dhe ne do të bëjmë padyshim më të mirën, për të përmbushur kërkesat tuaja dhe për t’ju siguruar që të keni gjithçka që ju nevojitet.

Protokollli i turizimit dentar

HAPI I PARË Bëni një panorameks në vendin tuaj dhe kërkoni që një kopje dixhitale t’u dërgohet me email. Shkoni te dentisti juaj lokal dhe kërkoni një konsultë të plotë dhe një plan trajtimi që liston gjithçka që ju nevojitet për të bërë së bashku me çmimet në vendin tuaj. Pasi të keni panoramën dhe planin e trajtimit, ju lutemi na kontaktoni me email duke përmendur dëshirën tuaj për trajtim dentar dhe çdo pyetje që mund të keni. Ju duhet t’ju bashkëngjitni emailit panoramën dhe planin tuaj të trajtimit nga dentisti juaj lokal.

HAPI I DYTË Ne do t’ju dërgojmë disa dokumente që t’i plotësoni ndërkohë që përdorim panoramën për të diagnostikuar gjithçka që mund t’ju nevojitet gjatë shqyrtimit të planit të mjekut tuaj lokal dhe do t’ju dërgojmë një email me opsionet e planit të trajtimit së bashku me përgjigjet për të gjitha pyetjet tuaja. Në këtë pikë mund të jetë e nevojshme të jepni forma të tjera informacioni, për shembull, në rast se keni nevojë për implante, do t’ju duhet të bëni një skaner 3D për të vazhduar, dhe ne mund t'ju kërkojmë të bëni disa foto të dhëmbëve tuaj dhe te na i dërgoni. Në varësi të asaj që shikojmë tek panorameksi, ne do t’ju udhëzojmë më tej në lidhje me atë që nevojitet për të plotësuar dosjen tuaj. Nëse një skaner 3D është i kushtueshëm në vendin tuaj, ekziston gjithashtu opsioni për ta bërë atë këtu në Shqipëri sapo të mbërrini, që do të thotë se planet dhe çmimet aktuale të trajtimit do të sigurohen vetëm pasi të bëhet skaneri 3D.

HAPI I TRETË Ne do t’ju kthejmë përgjigje me email me opsionet dhe çmimet e trajtimeve. Zakonisht ne u japim pacientëve 2 deri në 3 opsione, në varësi të rastit të tyre. Opsionet e mundshme për trajtimet dentare dhe turizmin do të jenë: zgjidhja më ekonomike, zgjidhja më e mire e klasës së mesme dhe zgjidhja luksoze. Paketat e pushimeve do të jenë të një strukture të ngjashme, si paketa ekonomike, e klasës së mesme apo luksoze.

HAPI I KATËRT Ne ofrojmë një konsultë falas me video për të shpjeguar të gjitha detajet për trajtimin e dhëmbëve dhe turizmin nëse kërkohet nga ju për të vendosur së bashku se si do vazhdohet më tej.

HAPI I PESTË Pasi të keni zgjedhur paketën tuaj dentare dhe nëse keni kërkuar një paketë turistike dhe keni zgjedhur të duhurën për ju, ne vazhdojmë duke planifikuar takimet e nevojshme për të mundësuar ardhjen tuaj këtu dhe për të nisur punën. Për cdo rast ne do të diskutojmë me detaje se kur dhe si të realizohet udhëtimi dhe do t’ju ndihmojmë me të gjitha aspektet e udhëtimit sipas kërkesës.

Në fund, kur të jeni në Shqipëri, ne do të bëjmë të mundur që të jemi të disponueshëm për çdo pyetje që mund të keni gjatë gjithë kohëzgjatjes së udhëtimit tuaj, që do të thotë se do t’ju caktohet një person kontakti nga kompania jonë, i cili do t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja, për sa kohë jeni në vend. Udhëzimet dhe përgjigjet nga ky person do të jenë FALAS. Ne e ofrojmë këtë si shërbim për të gjithë klientët tanë, edhe nëse është vetëm për një paketë dentare. Jeni të lirë të bëni pyetje për çdo gjë që mendoni se keni nevojë për ndihmë gjatë kohës që jeni në vend, si p.sh. për kulturën ose zakonet e njerëzve, traditat ose vendndodhjet dhe rekomandimet se ku të vizitoni.

Det, diell dhe një bregdet i mrekullueshëm

Vlora shtrihet në një gji ku takohen deti Adriatik dhe Jon, që do të thotë se ka një plazh të shkëlqyer dhe ujë të pastër. Gjithashtu, duke pasur me mbi 300 ditë me diell në vit, është e lehtë të kuptohet pse është një plazh shume popullor për pushimet. Por nëse preferoni që plazhi juaj të vijë me një “copëz” qyteti, Vlora është vendi ideal për ju.

Arsyeja kryesore pse Vlora tërheq turistët është sigurisht bukuria e plazheve të saj. Ju mund të shijoni plazhin pranë zonave urbane, për të parë dhe dëgjuar vitalitetin e këtij qyteti. Mund të vizitoni edhe plazhe të tjera si Plepat, Karaburun, Radhimë, Orikum, Dhërmi apo Jalë dhe shumë të tjerë.

Parku Kombëtar i Llogarasë

Llogaraja është një nga parqet natyrore më të rëndësishëm dhe mahnitës në Shqipëri. Parku Kombëtar i Llogarasë, I vendosur në shpatin e malit Llogora, ka një lartësi prej 400 deri në 1300 metra nga niveli i detit, duke mbuluar një sipërfaqe prej 1010 hektarësh. Një horizont i mrekullueshëm hapet nga shpati i Llogorasë, duke ofruar një pamje vërtetë unike të peizazheve të mrekullueshme të rivierës së jugut të Shqipërisë, dicka që mund ta shihni vetem në këtë vend. Është një kryevepër e vërtetë natyrore. Në fakt është një Park Kombëtar i njohur prej vitesh, pjesë e shume librave dhe udhërrëfyesëve turistikë.

Shpati i malit të Llogorasë po ashtu ka një pozicion strategjik. Është i vetmi vendkalim tokësor që bashkon bregdetin e Jonit me gadishullin e Vlorës, madje i përdour edhe në kohët e lashta si kalim. Në këtë parajsë natyrore vetëm maja e malit mund ta shohë diellin. Një nuancë unike dhe me plot mister e mbulon këtë zonë, duke ofruar bukuri të pakrahasueshme dhe duke e bërë Llogaranë një nga mrekullitë e natyrës në Shqipëri.

Ushqimi tradicional

Kuzhina e zonës së Vlorës është tipike për zonat bregdetare, por edhe ato malore. Produktet e qumështit merren nga kafshët që, të cilat rriten në malet buzë detit. Këto janë disa shembuj të pjatave tradicionale shqiptare: Byreku, një produkt me bazë brumi që thërrmohet lehtë e që preferohet nga vlonjatët e mbushur me barishte fushe ose thjesht me produktet e qumështit. Përbërësit më të rëndësishëm të tij janë qumështi i freskët, mielli dhe sigurisht barishtet e fushës. Mishi i pjekur në zgarë është ushqim karakteristik i Vlorës, i cili gjendet në çdo restorant. Afërsia me detin dhe cilësia e kullotave nga merret mishi, i japin atij një shije të pakrahasueshme, karakteristike e vetëm kësaj zone. Mishi i qingjit i Karaburunit, i gatuar në zjarr të hapur, është veçanërisht i shijshëm. Kosi në Vlorë prodhohet në mënyrë tradicionale dhe është ndryshe nga kosi i prodhuar në pjesën më të madhe të Evropës. Arapashi, i ngjashëm me qullin, gatuhet me miell misri, zorrët e qingjit, djathë dhe gjalpë. Rakia është pija alkoolike tradicionale e Shqipërisë dhe patjetër, edhe e kësaj zone. Kjo pije është zakonisht me bazë rrushi, por mund të gjeni edhe raki të bërë nga manaferrat dhe kumbullat. Të tjera pjata tipike për kuzhinën vlonjate janë ato me ushqim deti, peshk, midhje, karkaleca dhe gaforre.

Një histori e pasur

Shqipëria krenohet me historinë e saj të pasur që nis nga grekët dhe romakët e deri te osmanët dhe më pas vitet e saj nën një diktator socialist, Enver Hoxhën. Një pjesë e atraksionit gjatë vizitës në Muzeun Etnografik të Vlorës është “shijimi” i ndërtesës elegante të shekullit të 18-të që e strehon atë. Koleksioni i këtij muzeu përfshin kostume tradicionale dhe gjurmë nga traditat popullore të qytetit dhe rajonit përreth. Ndërkohë Muzeu i Relikeve Historike krijon një koleksion gjetjesh nga Vlora dhe rrethinat e saj.

Parku Arkeologjik i Orikumit është një perlë që vizitohet rrallë, e fshehur në një bazë detare në jug të qytetit. Nëse doni mund të pyesni në muzetë e lartëpërmendur për aksesin në ktë park, ku mund të shihni edhe rrënojat e tij të vjetra romake.

Vlora është Qyteti! Aty ku nisi Pavarësia e Shqipërisë. Monumenti ikonë i Pavarësisë dhe flamuri i dallgëzuar i vendit, janë homazhet për këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë.

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë

Një shtëpi dykatëshe buzë detit në Vlorë, modeste në arkitekturë por e pasur me peshën e ngjarjeve që rrëfejnë historinë. Muzeu i Pavarësisë është vendi strategjik ku u ngrit flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare dhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Muzetë në mbarë botën ku historia e tyre dhe ndërtesat e tyre janë aq afër deti janë të rrallë. Brenda muzeut do të gjeni foto të organizuara, dokumente, armë, vepra arti, relike të personaliteteve shqiptare të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare.

Qyteti i Vjetër

"Lagjja Muradie" ose e njohur ndryshe si Qyteti i Vjetër, është një nga lagjet historike të qytetit të Vlorës dhe gjithashtu përbën një kompleks muze. Ajo mori jetë në mesin e shekullit të 19-të. Rruga që kalon nëpër të njihej fillimisht me emrin "Rruga e kafeneve", më pas në vitin 1912 u quajt rruga "Liria". Kjo lagje përbëhet nga një sistem arkitektonik i rregullt, me ndërtesa dy dhe tre katëshe në të dy anët e rrugës, me një sistem ndriçimi mjaft të mirë. Vite më parë Bashkia e Vlorës mori përsipër restaurimin e qytetit të vjetër, ku historia është e ndërthurur me modernen, duke e bërë qytetin e vjetër një nga destinacionet më të vizituara nga qytetarët dhe të huajt.

Arratisu në Zvërnec

Një urë prej druri “ngre kryet” mbi Lagunën e Nartës dhe të con në një ishull të vogël, i cili dikur ka qenë shtëpia e një komuniteti murgjish. Një vend ideal për një udhëtim gjysmë ditor nga Vlora, pasi ndodhet pak kilometra në veriperëndim të qytetit.

Zvërneci është një vend ku mund të marrësh frymë lirisht. Në të vërtetë ka pak për të parë dhe për të bërë, një ecje në qetësi mes pishave buzë ujit apo një vizitë në kishën e vjetër të Shën Mërisë të shekullit të 14-të, e cila është vendi i fundit i pushimit të një prijësi shpirtëror vendas. Në fakt është vetem një pjesë e një kompleksi të madh manastiri që vjen nga e njëjta periudhë, i cili u ndërtua në stilin bizantin.

Jeta e natës

Vlora është e njohur për jetën e natës dinamike, veçanërisht në netët e verës. Aty mund të gjeni çdo lloj klubi që dëshironi, në varësi të preferencave tuaja, klube që luajnë muzikë tradicionale popullore apo disko ku mund të festoni deri në mëngjes, me shqiptarët e rinj dhe të bukur dhe turistët e huaj.

Me padurim presim t'ju kemi ne qytetin e Vlorës së shpejti!
Any questions? Ask in Whatsapp